Loading...

PROGRAMI

Hyrje

Mungesa e angazhimit shoqëror dhe mungesa e proceseve të problem-zgjidhjes (zgjidhjes së problemeve) është një fakt pse shoqëria jonë është varfërisht (shumë pak) e përfshirë në proceset e vendimmarrjes. Sfidat më të rëndësishme në lidhje me shoqërinë e Kosovës janë korrupsioni, krimi, sistemi gjyqësor, liria e lëvizjes, liberalizimi i vizave, integrimi në BE, siguria, menaxhimin e kufijve, sistemi arsimor dhe shëndetësor, të drejtat e njeriut, etj.

Duke marrë këtë parasysh, Integra shpreh nevojën e menjëhershme për ndërhyrje, në lidhje me, dhe kërcënimin e mirëqenies së qenies njerëzore duke mohuar të drejtat kryesore të parapara dhe të përcaktuara në konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Për ta bërë këtë, ne kemi për qëllim të përdorim metodologjinë ndërkombëtare “Loesje” për shkrim dhe mendim kritik. Një nga qëllimet e metodologjisë Loesje është sensi i të shkruarit dhe të menduarit kritik dhe reagimi i duhur karshi problemeve të shoqërisë.

Qëllimi përfundimtar i kësaj metodologjie është prodhimi i sloganeve kritike në lidhje me çështjet sociale dhe politike.

Metodologjia “Loesje” dhe të menduarit kritik janë procese të disiplinuara intelektualisht, dhe mënyrë aktive dhe e shkathtë e konceptimit, aplikimit, analizimit, sintetizimit dhe/apo vlerësimit të informacionit të grumbulluar nga, apo të gjeneruar nga, observimi, përvoja, reflektimi, arsyeja, ose komunikimi, si një udhëzues për besim dhe veprim

Objektiva e përgjithshme e projektit

Me promovimim e shkrimit dhe mendimit kritik, projekti synon të ndikojë në zhvillimin e një kohezioni më të gjerë për punën në të drejtat e njeriut, pluralizmin politik, pjesëmarrjen demokratike, politike dhe përfaqësimin;

Në kontribuimin për pajtimin paqësor të grupeve të interesit, luftimin e diskriminimit të çdo niveli dhe në zhvillimin e pjesëmarrjes së barabartë të të gjithë qytetarëve në jetën shoqërore, ekonomike dhe politike, duke u bërë kështu një forcë efektive për ndryshime pozitive.

Funksionalizimi

Rezultatet Kryesore

  • Një grup i njerëzve, përfaqësues të profileve të ndryshme, të motivuar dhe të nxitur për të qenë qytetarë aktivë dhe zëra kritik ndaj zhvillimeve shoqërore dhe politike

  • Shqetësimet themelore të shoqërisë kosovare të identifikuara dhe diskutimi i thellë midis qytetarëve me prejardhje të ndryshme shoqërore i iniciuar

  • Furnizimi i grupeve të synimit, me aftësi unike dhe inovative për të reaguar dhe raportuar pakënaqësitë shoqërore në mënyrë kreative

  • Bashkëqytetaret e fuqizuar dhe inkurajuar për të elaboruar, vlerësuar dhe kritikuar parregullsitë shoqërore duke prodhuar slogane kreative dhe kritike

  • Aktivizmi i qytetarëve në nivel komuniteti nëpërmjet aksioneve rrugore në komuna të ndryshme të Kosovës

  • Qytetarët dhe akterët të mbuluar më gjerësisht nga sloganet kritike dhe të angazhuar në debate publike në lidhje me problemet/temat specifike të trajtuara nga projekti

  • Promovimi i platforma inovative dhe kreative që do të përdoret për angazhimin qytetar dhe reagimit

Aktivitetet kryesore të Programit

  • Identifikimi i grupeve të synuara dhe temave, dhe përzgjedhja e pjesëmarrësve

  • Identifikimi i grupeve të synuara dhe temave, dhe përzgjedhja e pjesëmarrësve

  • Prodhimi i sloganeve kritike

  • Prodhimi i fllajerëve, fletushkave, afisheve, etj. me slogane

  • Prodhimi dhe transmetimi i TV Reklama dhe Radio Gjinglave me slogane

  • Paraqitjet Mediatike

  • Aksionet rrugore në komuna dhe lokacione të ndryshme për shpërndarjen e sloganeve

  • Ueb faqe për PC, tabletë, dhe celular, dhe Facebook aplikacionit

Rreth Loesje

Loesje është emër i një vajze holandeze e cila i dha emër një organizate për posterë/afishe, që, me anë të bërjes dhe shpërndarjes së posterëve, përpiqet për të bërë njerëzit të mendojnë për atë që po ndodh në botë. Ajo stimulon njerëzit të formojnë mendimin e tyre vetanak, të mbesin kritik - edhe karshi vetes – dhe të kërkojnë për lajmin prapa lajmit.

Ky inkurajim nuk bëhet përmes ligjëratave të gjata apo librave të mëdha, por duke bërë materiale me slogane. Çdo gjë që ajo dëshiron të thotë, ajo përmbledh në një fjali. Fjalët kyçe janë pozitive, idealet, progresi, humori, guximi, iniciativa dhe veprimi.

Loesje ka filluar në Holandë nga vajza e quajtur Loesje dhe tani, pas shumë vitesh, kjo organizatë është e shpërndarë në të gjithë botën. Materialet me sllogane janë të përkthyera dhe të përhapura (shpërndara) nga anëtarët, të cilët për momentin, janë kryesisht që jetojnë në Evropë. Sidomos në Finlandë, Slloveni, Suedi dhe Holandë, grupet e mëdha të anëtarëve janë aktive.

Materialet shpërndahen në pjesë të ndryshme të vendeve ku njerëzit janë më lehtë për tu arritur, ku mund të befasohen, qëndrojnë për një kohë dhe të buzëqeshin, të zemërohen, të hutohen apo të reagojnë në ndonjë mënyrë apo tjetër. Një karakteristikë shumë e veçantë e sloganeve Loesje është se çdo gjë është e shtypur vetëm në bardh e zi. Kjo mënyrë është shumë më lirë dhe shumë më interesante dhe e thjeshtë.

Punëtoritë Loesje

Në praktikë, metoda më të famshme dhe më e përdorur për të grumbulluar ide të reja është “brainstorming”. Kjo, në formën e saj më primitive, thjesht nënkupton se të gjithë i tregojnë idetë e tyre, asociacionet dhe mendimet në një subjekt të caktuar. Brenda Loesje, në të shumtën e rasteve zgjedhim për të shënuar idetë/mendimet në letër. Avantazhet janë se është më pak kaotike dhe mund të diskutohen më shumë subjekte apo aspekte të ndryshme të një subjekti në të njëjtën kohë.

Gjëja kryesore është që të përpiqemi për të mbledhur sa më shumë slogane të jetë e mundur duke vendosur një subjekt në letër dhe duke bartur/kaluar atë në rreth, derisa të gjithë shkruajnë një slogan apo një frazë lidhur me temën, pastaj në fund të ciklit, çdonjëri rrumbullakon disa nga slloganet më të mira. Sloganet më të rrethuara janë të zgjedhurat për ty shtypur në fllajerë, poster apo fletushkë.

Slloganet e prodhuara, qëndrimet dhe mendimet e shprehura në sllogane, nuk reflektojnë ato të Integra-s apo partnerëve të projektit.